Përparim Rama shpall fitoren, i referohet vetës si kryetar i Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka shpallur fitoren e zgjedhjeve lokale.

Rama, me anë të një konference të thirrur nga LDK-ja, iu është referuar vetës si kryetar i Prishtinës, shkruan lajmi.net.

“Për emocionin e kësaj fitore nuk mund ta përshkruajë me fjalë, kjo është fitorja jote. Kjo është fitorja e secilit banor, pa dallime. Vota jtoe sot tregon që jemi të emancipuar. Vota jote sot më fuqizon me privilegjin e të qenit kryetar i Prishtinës. Unë, Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, zotohem që të jem kryetar i të gjithëve, që punoni këtu, që jetoni këtu”, ka thënë ndër të tjera ai.

Përparim Rama po udhëheq me 50,84 për qind të votave ndaj kundërkandidatit të tij, Arben Vitia, 49,16 për qind në 95,84% sosh të numëruara.