Perplexity është një aplikacion ChatGPT për Windows

Një benefit tjetër është mënyra se si Perplexity do të na shfaqë informacionin sepse do të na tregojë dhe referencën mbi të dhënat që na ka dhënë.

Inteligjenca artificiale është një ndër temat më të përfolura dhe më të zjarrtat e momentit për shkak të pasojave që ajo po sjell. Chatbot-i ChatGPT është më i përdoruri dhe më i kritikuari njëkohësisht sepse po sjell probleme në vende të ndryshme. Kohët e fundit, Perplexity është një chatbot që po konkurron ChatGPT.

Ky lloj i ri i inteligjencës artificiale përdor teknologjinë GPT-3 dhe ka disa benefite që e bëjnë një chatbot mjaft të mirë. Ndryshe nga ChatGPT, për të përdorur Perplexity nuk ka nevojë për një pagesë sepse është plotësisht falas dhe nuk duhet të krijojmë një llogari me të dhënat tona për tu aksesuar.

Shpejtësia e këtij versioni është mjaft e lartë dhe funksionaliteti është gati njëlloj sa ChatGPT. Një benefit tjetër është mënyra se si Perplexity do të na shfaqë informacionin sepse do të na tregojë dhe referencën mbi të dhënat që na ka dhënë.

ChatGPT është në rrezik në një farë mënyre sepse po humbet përdoruesit dita-ditës nga problemet që ka shkaktuar dhe chatbot-et e tjera që do të vijnë në të ardhmen mund të jenë më efikasë dhe më të pëlqyer.