Nuk e kisha kuptuar plotësisht përse falja e namazit në kohën e vet është ndër veprat më të dashura tek Allahu.
Para disa vitesh, derisa shkruaja librin “Kimia e namazit”, arrita në një ide:
kohët e namazit shprehin marrëdhënien ndërmjet “dritës dhe hijes”, e cila krijohet nga pozicioni i Tokës në raport me burimin e dritës. I gjithë universi është i nënshtruar ndaj kësaj marrëdhënie, secili sipas pozicionit të vet; përveç njeriut, i cili e shpreh këtë nënshtrim në mënyrë të vetëdijshme, vullnetare dhe të zgjedhur.
Sa herë që ndryshon marrëdhënia ndërmjet dritës dhe hijes, njeriu vjen për të mbjellë një “dritë” dhe thotë: “Ja ku jam.”
Sot e kuptoj këtë çështje edhe më mirë…
Namazi në kohën e vet bëhet ndër veprat më të dashura tek Allahu atëherë kur ai që e respekton kohën e namazit dhe falet në kohën e caktuar, ka respektuar edhe të gjitha veprimet e tij para dhe pas tij.
Të falesh në kohën e vet do të thotë se je i lidhur me kohën dhe je në një garë të vazhdueshme me të, për të përfunduar, për të realizuar dhe për të arritur atë që duhet deri në ardhjen e kohës së namazit të tjetër.
Sigurisht që kjo do të jetë ndër veprat më të dashura tek Allahu…
Sepse ajo do të prodhojë shumë vepra të tjera që Allahu i do.
Sepse të jep “farën e bereqetit”: organizimin.
Veprat më të dashura… po.
Me kusht që të mos jesh i papunë ose, më saktë, pa veprim në intervalin ndërmjet këtyre veprave më të dashura.
Thjesht sepse një gjendje e tillë tashmë ka dalë “jashtë kontekstit”.
Ahmed Hajrij
Hoxhë Halil Avdulli








