Vetëm një ditë pas vizitës së të dërguarit amerikan Steve Witkoff në një qendër të ndihmave të GHF në Gaza, një tjetër sulm vdekjeprurës ka ndodhur ndaj civilëve që prisnin ushqim pranë Korridorit Netzarim. Dymbëdhjetë persona u vranë teksa prisnin ndihma ushqimore.
Gjatë vizitës së Witkoff, situata ishte e qetë dhe shpërndarja e ndihmave dukej se po zhvillohej në mënyrë paqësore. Por menjëherë pas largimit të tij, u rikthye rutina e përgjakshme.
Sulmet izraelite kanë vazhduar edhe në zona të tjera të Gazës, përfshirë goditje nga helikopterë dhe dronë. Në një rast, një sulm ndaj një shtëpie në Gazën qendrore vrau pesë anëtarë të një familjeje. /mesazhi








