Ballina Lajmet Kosovë Përshkallëzohet situata para Qeverisë dhe Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës

Përshkallëzohet situata para Qeverisë dhe Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës

Është përshkallëzuar situata para institucioneve të Kosovës, pasi Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit.

Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të institucioneve, ndërsa më herët gjatë protestës janë raportuar edhe incidente me deputetë dhe zyrtarë shtetërorë.

Për shkak të tensioneve, është shtuar prania e forcave policore pranë Kuvendit dhe Qeverisë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit nga hyrjet e institucioneve.

Protesta po zhvillohet me kërkesën për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa situata vazhdon të jetë e tensionuar.