Pesë persona të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren – Vërmicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, tha për Telegrafin se në aksident janë lënduar pesë persona.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka pohuar ai.

Policia ka bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.