Pezullohet nga detyra Nehat Thaçi

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi është pezulluar nga puna.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahum i cili ka thënë se ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve që e mbështesin kërkesën për shkarkimin e Thaçit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së.

“Sot, kemi pranuar vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për pezullimin nga detyra të  Nehat Thaçi – Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së. Ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Nehat Thaçi ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës në prill të vitit 2018.

Thaçi si nënkolonel ushtroi detyrën e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë. Ai në shtatorin e vitit 2016 u arrestua nga Serbia në vendkalimin kufitar në Konçul, me dyshimin se kishte kryer krime kundër serbëve në Lipjan në korrikun e vitit 1999.