Pija që rikthen shëndetin e mushkërive

Ka shumë metoda natyrore që mund t’ju ndihmojnë në detoksifikimin e mushkërive tuaja. Në këtë artikull ne do t’ju mësojmë një recetë për një çaj bimor për të kthyer shëndetin e mushkërive tuaja.

Në baza ditore, ne jemi të detyruar të marrim frymë të të gjitha llojeve të ndotjes pa marrë parasysh se ku shkojmë. Ajri i freskët i natyrës është mjeti më i mirë për eliminimin e toksinave që i marrim çdo ditë përmes frymëmarrjes.

Për ata që po përpiqen të lënë duhanin ose që kanë lënë, receta që do t’ju japim sot është më e rekomanduara. Ndoshta sot është dita që do të vendosni të lini cigaren. Dhe, kjo mund të jetë receta që do t’ju ndihmojë të keni sukses. Kjo do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga të gjitha substancat toksike që janë grumbulluar në sistemin tuaj të frymëmarrjes.

Ky ilaç tërësisht natyral, me përbërës antioksidues dhe anti-inflamator, do të jetë aleati juaj kryesor në eliminimin e mukusit dhe toksinave. Kjo recetë përdor përbërës që kanë veti që janë shumë të dobishme për mushkëritë tuaja, siç është xhenxhefili, shafrani i Indisë, qepët dhe mjalti.

Kjo është pija që rikthen shëndetin e mushkërive!

Përbërësit

Qepë (400 gram),
Shafran i Indisë (2 lugë çaji),
Xhenxhefil (3 cm rrënjë të freskëta),
1 litër ujë,
2/3 lugë mjaltë.

Përgatitja

Vlo ujin;
Shtoni qepë të copëtuar, rrënjë xhenxhefil të grirë, dhe 2 lugë çaji shafran i Indisë;
Ziej në temperaturë të ulët dhe përziej herë pas herë;
Kur uji ka filluar të pakësohet ndalni zjarrin dhe kthejeni përberjën në një shishe xhami.
Kur të ftohet në temperaturën e dhomës, shtoni mjaltin.
Ruajeni këtë përzierje në një vend të thatë dhe të errët. (Nëse është shumë e nxehtë gjatë verës, ruajeni çajin në frigorifer)

Është e rekomanduar që të merrni 2 lugë gjelle nga kjo pije dy herë në ditë për t’u kujdesur për mushkëritë tuaja.