Ballina Artikuj Pjekuria fillon kur di edhe të largohesh nga një debat

Pjekuria fillon kur di edhe të largohesh nga një debat

Hoxhë Halil Avdulli

Debati me njerëz që nuk janë në kërkim të së vërtetës është si të përpiqesh t’ia shpjegosh ngjyrat dikujt që këmbëngul t’i mbajë sytë mbyllur.
Nuk do të arrish mirëkuptim, sepse problemi nuk qëndron te qartësia e idesë, por te mungesa e gatishmërisë për ta parë atë.
Nga këndvështrimi psikologjik, kur synimi i palës tjetër është të fitojë debatin dhe jo të kuptojë të vërtetën, dialogu shndërrohet në një shterim energjie, e jo në një mjet për të arritur tek e vërteta.
Prandaj, një nga shenjat e pjekurisë është të dish jo vetëm kur të shpjegosh, por edhe kur të tërhiqesh.
Ruaje energjinë tënde për ata që duan të kuptojnë, jo për ata që duan vetëm të dalin fitues.

Hoxhë Halil Avdulli