Pjesëtarët e FSK-së po trajnohen për pilotim në Turqi

Pjesëtarët të FSK-së, janë duke vazhduar trajnimin me rifreskimin e shkathtësive teorike dhe praktike në pilotim në Turqi.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes , Armend Mehaj në një postim ën Facebook, ku ka shprehur falënderim për Turqinë.

Ai ka thënë ka shkruar se ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, është nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale.