Plagosen mbi 50 protestues në protestat kundër ushtrisë në Sudan

Komiteti Qendror i Mjekëve Sudanezë tha se 55 protestues u plagosën në protestën anti-ushtarake të së enjtes në kryeqytetin Khartoum dhe në qytetet Gadarif dhe Dongola

Mbi 50 persona u plagosën në një protestë që kërkonin sundim të plotë civil në Sudan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Qendror i Mjekëve Sudanezë tha se 55 protestues u plagosën në protestën anti-ushtarake të së enjtes në kryeqytetin Khartoum dhe në qytetet Gadarif dhe Dongola.

Qeveria sudaneze ende nuk është prononcuar.

Protestat shpërthyen në Sudan tetorin e kaluar si përgjigje ndaj masave të jashtëzakonshme të marra nga shefi i ushtrisë, gjeneral Abdel Fattah al-Burhan, duke përfshirë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe shpërbërjen e qeverisë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok, të cilën forcat politike e quajtën “grusht shteti ushtarak”.

Sipas Komitetit Qendror të Mjekëve Sudanezë, të paktën 83 protestues janë vrarë në protestat që nga fillimi i tyre. /aa