Një rezervë strategjike do të ishte vendi i bitcoinëve që qeveria Amerikane aktualisht kontrollon.
“Asnjëherë mos shisni bitcoin-ët”, tha Donald Trump në konferencën e Bitcoin që u mbajt në Nashville të Tenesi në fund të muajit Korrik, një qëndrim i cili u duartrokit nga pjesëmarrësit.
Fjalimi i kandidatit Republikan për president të Shteteve të Bashkuara ngjalli shpresë dhe optimizëm mes entuziastëve kripto përpara zgjedhjeve që pritet të mbahen në Nëntor ndërsa zbuloi edhe një plan për krijimin e një rezerve shtetërore.
“Nëse zgjidhem president, do të jetë politikë e administratës sime që të mbajmë 100 përqind të gjithë bitcoin-ëve që qeveria Amerikane ka aktualisht ose blen në të ardhmen, “ tha Trump, duke shtuar se fondet kanë për të shërbyer si një rezervë strategjike kombëtare.
Por Trump nuk është i vetmi që shtron një propozim të tillë. Senatorja Amerikan Cynthia Lummis ka prezantuar një legjislacion që do të shikonte qeverinë Amerikane të blejë 1 milionë bitcoin, ose rreth 5 përqind të monedhës, ndërsa kandidati i pavarur Robert F Kenedy Jr ka sugjeruar që qeveria duhet të grumbullojë deri në 4 milionë bitcoin.
Një rezervë strategjike do të ishte vendi i bitcoin-ëve që qeveria Amerikane aktualisht kontrollon.
Qeveria Amerikan mban 11.1 miliardë dollarë bitcoin ose 203,239 njësi sipas firmës së inteligjencës së të dhënave Arkham. Këto bitcoin kanë ardhur nga konfiskimi i aseteve kriminale përfshirë tregun e zi Silk Road që u mbyll në 2013.
Në nivelet aktuale SHBA mban 1 përqind të furnizimit global me bitcoin nga 19.1 milionë që janë në qarkullim. Furnizimi total i Bitcoin është 21 milionë.
Për tu krahasuar me investitorët, Microstrateg mban 226,500 bitcoin. BlackRock iShares Bitcoin Trust dhe Grayscale Bitcoin Trust kanë 344,070 dhe 240,140 bitcoin respektivisht.
Nëse qeveria Amerikane vendos ta shndërrojë bitcoin në rezervë, çmimi i këtij të fundit mund të rritet në mënyrë dramatike. Pas SHBA-së, numrin më të lartë të bitcoin e ka Kina me 190,000.
Ndërsa mundësia e krijimit të një rezerve bitcoin është e paqartë, entuziastët kripto janë duke imagjinuar çfarë forme mund të marrë. Një ide është që Rezerve Federale të krijojë një rezervë në Departamentin e Thesarit siç bën me arin. Një tjetër mundësi do të ishte krijimi i një stoku i ngjashëm me Rezervën Strategjike të Naftës, ku presidenti dhe Kongresi kanë nivele të ndryshme kontrolli.
Ironia e gjithë kësaj është një kriptomonedhë e cila është ndërtuar për të qenë jashtë kontrollit të qeverisë, po përfundon si rezervë shtetërore.
Pavarësisht se çfarë ndodh me rezervat e bitcoin-it, shumë lojtarë të tregut janë mjaft të lumtur që shohin kripto-n duke u bërë një pikë e rëndësishme diskutimi e fushatës.