Ballina Artikuj Po zbulohen shumë të vërteta që kemi nevojë t’i shohim qartë…

Po zbulohen shumë të vërteta që kemi nevojë t’i shohim qartë…

Hoxhë Enis Cakaj

Sikur ta kishin vendosur kombin dhe shqiptarinë të parën, siç pretendojnë, nuk do të na kishin ofenduar e sulmuar në këtë mënyrë, sepse edhe ne jemi shqiptarë, sikurse ata.

Po ashtu, sikur ta kishin dashur vërtet fenë e tyre, do të na kishin folur më shumë për të, sesa të merreshin me sharjen dhe sulmimin e fesë sonë.

Përveçse po e zbulojnë veten, po zbulojnë edhe disa figura të mediave dhe standardet që përdorin: si i zmadhojnë disa gjëra, ndërsa i zvogëlojnë apo i heshtin disa të tjera, edhe kur janë shumë më të mëdha.

Ndoshta po dalin në sipërfaqe disa gjëra që nuk do të donim t’i shihnim, por në të njëjtën kohë po zbulohen shumë të vërteta që kemi nevojë t’i shohim qartë, në mënyrë që të mos mashtrohemi përsëri në të ardhmen.

Hoxhë Enis Cakaj