Polakët i frikësohen përshkallëzimit të luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve në 2023

Një përqindje e madhe e polakëve janë të shqetësuar se lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet dhe çmimet do të vazhdojnë të rriten edhe vitin e ardhshëm, sipas një sondazhi të publikuar nga “United Surveys”.

Sipas sondazhit, 45,4 përqind e të anketuarve janë të shqetësuar për një përkeqësim të mundshëm të konfliktit në Ukrainë, ndërsa 25,9 përqind për rritjen e inflacionit, në vitin 2023.

Sondazhi tregoi gjithashtu se 12,7 përqind e polakëve janë më të shqetësuar për mosmarrëveshjet politike. Ndërsa, 3,1 përqind prej tyre i frikësohen nga papunësisë, 2,4 përqind urisë, 1,6 përqind një epidemi të re, 1,3 përqind ndryshimeve klimatike dhe 0,9 përqind të ftohtit. /atsh