Stack Overflow do të furnizojë modelet e inteligjencës artificiale të OpenAI

Falë këtij bashkëpunimi i njoftuar ditën e Hënë, modelet e OpenAI do të përmirësohen me kalimin e kohës kur ju përgjigjen pyetjeve në lidhje me programimin.

OpenAI do të bashkëpunojë me Stack Overflow, forumin Q&A të zhvilluesve të softuerit, për të përmirësuar modelet e saj të AI-së gjeneruese në programim.

Falë këtij bashkëpunimi i njoftuar ditën e Hënë, modelet e OpenAI do të përmirësohen me kalimin e kohës kur ju përgjigjen pyetjeve në lidhje me programimin.

Në të njëjtën kohë Stack Overflow do të përfitojë nga ekspertiza e OpenAI në zhvillimin e integrimeve AI në platformën e saj.

Funksionalitetet e para AI do të vinë në fund të Qershorit. Ky partneritet është një kthesë 360 e Stack Overflow që në fillim vendosi të bllokonte përgjigjet nga ChatGPT në platformën e saj.

Eksperimentet e para të Stack Overflow me AI filluan në Prill të vitit të kaluar ndërsa në Korrik të 2023 lançoi një mjet kërkimor ku përdoruesit mund të merrnin përgjigje nga 58 milionë pyetjet dhe përgjigjet në platformën e saj.

Komuniteti i zhvilluesve të Stack Overflow u rebelua ndaj ndryshimeve duke thënë vënë në pikëpyetje informacionin e gjeneruar nga AI. Një analizë e 150 milionë rreshtave kod nga GitClear zbuloi se mjetet AI gjeneruese përdorur në programim kishin bërë që më shumë kod i gabuar të implementohej.