Policia aksion kundër lëmosh kërkuesve

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka realizuar planin operativ “Identifikimi i Fëmijëve Lëmosh-Kërkues si viktima të mundshme të Trafikimit”, i cili  është zbatuar në  gjithë  territorin  e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast janë identifikuar 66 lëmosh kërkues, prej tyre 42 fëmijë dhe 24 të rritur, ku numri më i madh i tyre  janë nga Shqipëria.

“Ky plan operativ ka përfshirë periudhën kohore12.07.2021 deri me datë 16.07.2021, ku janë angazhuar të gjitha njësitë  rajonale të  DHTQNJ-së  dhe akterë tjerë relevant si: Prokuroritë  në rajonet përkatëse,  Qendra për punë sociale,  Drejtoria për Migrim dhe të Huaj si dhe zyrtarë policore nga kufiri dhe stacionet policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..

Gjatë fazës se implementimit të planit operativ në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 13 raste prej tyre 1 “Trafikim me Njerëz” dhe 12 raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Ndërsa janë dorëzuar kallëzime penale kundër 15 të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues, ndërsa 17 fëmijë janë referuar në Qendrat për Pune Sociale.

Shtetasit e huaj  janë dorëzuar  në njësinë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj, për procedura të mëtejme bazuar në  ligjin për të huaj.