Policia aksion në Prizren e Suharekë, gjobit 18 biznese dhe mbyll tri lokale

Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorë të AVUK-ut, ka realizuar një aksion në Prizren e Suharekë, me ç’rast ka kontrolluar 68 lokale.

Në disa prej tyre Policia ka gjetur parregullsi dhe për këtë  tri nga lokalet janë mbyllur me urdhër të inspektorit, dhe janë shqiptuar 18 fletëparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.

Kjo është komunikatë e Policisë së Kosovës:

Në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, një ekip e përbashkët e policisë dhe Inspektorëve të AVUK-ut, me datë 23 prill 2021, ka realizuar një kontroll në komunën e Prizrenit dhe Suharekës nga ora 18:30-01:25 min.

Në këtë kuadër në Prizren dhe Suharekë u kontrolluan 68 lokale, për të cilat Inspektorët dhe Policia gjeten parregullsi  në disa prej tyre, tri nga lokalet u mbyllën me urdhër të Inspektorit, dhe u shqiptuan 18 fletëparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.

Ndërsa policia në këtë aktivitet ka gjetur parregullsi në disa raste ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohen nga ora 22:30-05:00.

Aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe me tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.