Policia dënon 4,237 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

Në Kosovë vazhdon të jetë gjendja e rëndë si pasojë e pandemisë COVID-19, ku të enjten nga coronavirusi humbën jetën 32 persona.

Me qëllim të zbatimit të masave antiCOVID dhe parandalimit të përhapjes, Policia e Kosovës ka dënuar 4,237 qytetarë në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave.

Policia në 24 orët e fundit po ashtu ka dënuar 1,376 persona për mosrespektim të rregullave në trafik.

Bëhet e ditur se të enjten kanë ndodhur 23 aksidente trafiku me të lënduar dhe 30 me dëme materiale.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar 25 persona, në mbajtje 16, në ndalim policor 1 dhe në vuajtje të dënimit 3.