Policia dhe AVUK kontrolle në shumë lokale në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit bashkë me inspektorët e  AVUK-ut, mbrëmë kanë realizuan kontrolle të përbashkëta, në kuadër të planit Operativë në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar për media gjatë aktiviteteve në teren janë gjetur parregullsi ku në këto  raste  janë shqiptuar gjithsejtë 82 për mos mbajtje të maskës për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohën nga ora 22:30-05:00 dhe për organizime të ahengjeve të ndryshme.

Në komunën e Gjilanit dhe Ranillugut nga inspektorët e AVUK- ut të asistuar nga Policia e Kosovës janë mbyll dy lokale, një “Diskotekë”, dhe një lokal nate.

Aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe me tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.