Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, ka bërët të ditur se arrestimet e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk do të bëhen nga EULEX-i, por nga Policia e Kosovës.
Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë, Daut Hoxhën, për të pyetur se a është gati policia të kryej arrestimet që do t’i kërkohen për Gjykatën Speciale, ai ka thënë, se “PK është e gatshme të zbatojë ligjin”.“Policia e Kosovës është institucion kryesor i zbatimit të ligjit. Detyrat dhe autorizimet policore janë të përcaktuara qartë me ligj dhe Kushtetutë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ndër tjera ka thënë, se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar, andaj nuk mbete alternativë tjetër pos siguria dhe zbatimi i ligjit.“Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet dhe mekanizmat tjerë si ata vendorë dhe ndërkombëtarë, prandaj çdo veprim apo angazhim ligjor që ndërlidhet me sigurinë dhe zbatimin e ligjshmërisë në vend nuk ka alternativë”, ka thënë zëdhënësi i policisë.