Policia e Kosovës konfiskon një sasi mishi prej 3 mijë kilogramë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi mishi, sasi të cilin një person ka tentuar ta fusë në tregun e Kosovës. Kjo sasi malli (mish) vinte nga Brazili. Lajmi është bërë i ditur nga vetë policia e Kosovës, me anë të një komunikate dërguar mediave.

“Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për t’iu shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3.000 (tre mijë) kilogram mish i kuq me prejardhje nga Brazili” thuhet në komunikatë.Kjo ndalesë ka ardhur si rezultat i intensifikimit të patrullave nga ana e policisë, që janë ndërmarrë kohëve të fundit. Këto patrulla sigurisht, kanë pas cak mallrat e ndryshme që futen në tregun e Kosovës, në mënyrë të jashtëligjshme.

Ky rast është trajtuar nga organet përkatëse, duke filluar nga Policia Kufitare dhe Njësia e Hetimeve Rajonale e cila është pjesë e Drejtorisë Kufitare Lindje, sigurisht në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse.Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë policisë:

Prishtinë 19 shkurt 2022,Patrullat e Policisë Kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit- Zhegër, kanë intensifikuar patrullimet dhe aktivitetet patrulluese e hetimore me qëllim parandalimin e dukurive të kundërligjshme në kufi. Si rezultat i angazhimeve policore, më 19.02.2022, rreth orës 12:30, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen një automjet kombi (furgon) pa targa, i drejtuar nga një mashkull kosovar i cili përmes rrugëve ilegale kishte hy në vendin tonë nga territori i Maqedonisë.Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për t’iu shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3.000 (tre mijë) kilogram mish i kuq me prejardhje nga Brazili.Rasti është trajtuar nga patrulla e Policisë Kufitare dhe Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës.