Policia e Kosovës me njoftim të rëndësishëm për mbylljen e autostradave

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 26, 27 dhe 28 korrik autostradat do të jenë të mbyllura përkohësisht

Kjo për arsyen se Federata e Çiklizmit realizon garën ndërkombëtare “Tour De Kosova”, shkruan lajmi.net.

Policia po ashtu njofton se Federata ka marrë leje për aktivitetin në fjalë, ndërkaq që do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave.

Policia po ashtu kërkon mirëkuptim nga qytetaret që do të përdorin autostradat në atë kohë!.