Gjendja në pikën kufitare në Merdare, është e qetë dhe pa pritje të gjata në hyrje dhe dalje. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një prononcim për Indeksonline ka thënë se qarkullimi i automjeteve në pikën kufitare në Merdare është duke u zhvilluar normalisht dhe pa pritje të gjata. “Sipas Informacioneve të ditës së sotme gjendja e sigurisë në pikën kufitare në Merdare është e qetë dhe qarkullimi i mallrave dhe automjeteve zhvillohet normalisht në të dy drejtimet. Pritjet ne hyrje dhe dalje janë 20 deri në 30, deri sa të përfundojnë procedurat e kontrolleve të rregullta kufitare”, ka thënë Hoxha./Mesazhi/
Përpjekjet për të kapur audiencë përmes fëmijëve, META javën e ardhshme...
Mesazhi.com - 0
Në javën e ardhshme META pritet të përballet ne togat e zeza, pasi shteti i New Mexico ka ngritur padi ndaj saj duke e...








