Policia gjatë 24 orëve arrestoi 28 persona, shqiptoi 1073 tiketa trafiku

Policia e Kosovës gjatë 24 orëshit të fundit ka arrestuar 28 persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Nga 28 personat e arrestuar 18 janë dërguar në mbajtje ndërkaq 2 në vuajtje të dënimit.

Policia po ashtu nuk ka kursyer edhe shoferët të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit duke shqiptuar 1073 tiketa të trafikut.

Po ashtu si rrjedhojë e shkeljes së rregullave në komunikacion gjatë 24 orëve kanë ndodhur 19 aksidente pa të lënduar dhe 13 me të lënduar.

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që kenë kujdes dhe tu përmbahen rregullave të trafikut.