Ballina Lajmet Kosovë Policia gjen granata dore në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok

Policia gjen granata dore në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok

Policia e Kosovës gjatë patrullimit mbrëmë në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok ka gjetur dy granata dore, dy këmisha dhe një maicë policore.

Në raportin policor bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr dëshmitë e gjetura.

Nga policia, rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Dobrosevina, Zubin Potok / 10.02.2026 – 23:20. Njësiti policor gjatë patrullimit në një shtëpi të braktisur ka gjetur dy granata dore M-57, dy këmisha dhe një maicë policore, lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr dëshmitë e gjetura. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.