Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm ku humbën jetën dy persona

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Llugagji të Lipjanit dje rreth orës 14:20 ka ndodhur një aksident me fatalitet ku humbën jetën dy persona.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur për këtë raste tragjik.

“Raportohet aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e një autobusi të udhëtareve me tri veturave si dhe një automjeti të parkuar, me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy persona, një vozitës dhe një pasagjer meshkuj K/Shqiptarë. Gjithashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjere femra K/Shqiptare. të cilat janë hospitalizuar në QKUK-ë. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Po sipas Policisë, me vendimin e prokurorit dy trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML, kurse vozitësi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet të hetohet.