Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vranidoll

Të hënën në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, ku kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë dy persona, një mashkull dhe një femër, njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupat e pa jetë te dërgohen në obduksion në Mjekësinë Ligjore.