Policia kroate pajiset me dy supervetura për autostradë – arrijnë shpejtësi mbi 300 km/orë dhe mund të “kapin” çdo makinë

Dy vetura të policisë janë kapur në autostradë “me syrin e kamerës” në një rimorkio, të cilat thuhet se janë të importuara jashtë.

Dhe siç mësohet, ato kanë ardhur për të “kapur” drejtuesit e veturave që tentojnë shpejtësinë e madhe në autostradat e Kroacisë, sidomos në kulmin e sezonit turistik.

Sipas mediave kroate, bëhet fjalë për veturat Audi RS 6 me 605 kuaj fuqi dhe Audi R8 sportiv me 610 kuaj fuqi.

Këto makina vlerësohet se janë të afta të arrijnë shpejtësi mbi 300 km/orë në mënyrë që të mund të “kapin” çdo makinë.

Kështu projekti tradicional i policisë kroate “Sezoni turistik i sigurt” këtë vit u përforcua edhe në rrugë.

Interesant është fakti se makinat do të drejtohen nga policë të trajnuar special.