Policia ndërhyn në një aheng familjar, gjobit 86 persona

Policia e Kosovës sot gjatë ditës së bashku me inspektoratin kanë ndërprerë një aheng familjar dhe kanë shqiptuar 86 gjoba ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Aktivitetet policore në funksion të strategjisë për parandalimin e pandemisë COVID-19

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim  dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.

Me fokus të veçantë  respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19, policia dhe inspektorët sot rreth orës 16:00, kanë ndërprerë një aheng familjar dhe kanë shqiptuar:

-Tetëdhjetë e gjashtë (86)masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin  për parandalimin e dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe

-dy (2) fletëparaqitje  nga Inspektorët e AUV-it.

E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne.