Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Policia turke konfiskon 540 epruveta me helm të kobrës

Policia turke konfiskon 540 epruveta me helm të kobrës

Policia turke konfiskoi 541 epruveta me helm të gjarprit në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet anti-kontrabandë të Drejtorisë së Sigurisë së Stambollit nisën një operacion pasi mësuan se dy të dyshuar po përpiqeshin të shesin helmin e fshehtë të kobrave në disa kompani farmaceutike, tha burimi anonim.

Pas mbikëqyrjes teknike dhe fizike, të dyshuarit e identifikuar me inicialet C.C. dhe E.D. u arrestuan në një adresë në lagjen Gungoren më 20 mars, shtoi burimi.

Një test laboratorik konfirmoi se substanca e lëngshme e konfiskuar ishte helm kobre.