Policia vazhdon patrullimet për implementimin e ligjit antiCovid-19

Policia e Kosovës thotë se me institucionet relevante në gjithë vendin ende po punon për implementimin e ligjit antiCovid-19 dhe respektimin e masave për parandalim.

Sipas policisë qëllimi kryesor i punës së përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë por edhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve tanë në periudhën nëpër të cilën po kalojmë.

Kujtojmë se javët e fundit ka një rënie të theksuar të rasteve të infektimit me koronavirus.

Megjithatë, masat qeveritare antiCovid mbesin ende në fuqi, duke përfshirë edhe orën policore nga ora 22:30 deri në 05:00.