Policia vazhdon patrullimet për respektim të masave antiCovid

Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje ka vazhduar patrullimet në pjesë të ndryshme të vendit në respektim të masave antiCovid.

Policia e Kosovës, vlerëson se çdo aktivitet në parandalim të përhapjes së pandemisë COVID19, bëhet duke respektuar masat e ndërmarra nga institucionet e vendit në këtë drejtim.

Duke vlerësuar se respektimi i masave, ndihmon në parandalim të përhapjes së pandemisë, aktivitetet policore në këtë drejtim janë të vazhdueshme në çdo kohë (24/7) dhe të shtrira në tërë territorin e vendit.