Poloni-Izrael bashkohen për çështjen e dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore

Polonia njoftoi se do të përfshijë edhe Izraelin gjatë bisedimeve me qeverinë gjermane lidhur me kërkesën e saj për dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne duam të zhvillojmë bisedime në Berlin dhe të ftojmë përfaqësuesit e Izraelit të bashkohen, në fund të fundit, gjysma e viktimave polake ishin qytetarë me origjinë hebreje”, deklaroi sot kryeministri polak Mateusz Morawiecki për “Der Spiegel”.

Javën e kaluar, komisioni parlamentar në Varshavë paraqiti një raport ekspertësh në të cilin dëmi i shkaktuar nga lufta në Poloni u vlerësua në mbi 1.3 trilion euro (1.3 trilion dollarë).

Qeveria gjermane ka kundërshtuar kërkesën e Polonisë për dëmshpërblime, duke thënë se ajo çështje ishte zgjidhur me një traktat të vitit 1990 që lidhej me ribashkimin e Gjermanisë. /atsh