Polonia do t’i dhurojë Kosovës 100 mijë doza të vaksinës Pfizer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Polonia do të dhurojë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar shtetin e Polonisë për këtë ndihmë.

“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer për Kosovën. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar Osmani.