Polonia propozon bllokim të plotë të tregtisë BE-Rusi

Polonia propozon që Bashkimi Evropian të zbatojë bllokim total në marrëdhëniet tregtare me Rusinë, thotë kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një komunikatë.

“Polonia propozon bllokadë tregtare në paketën e sanksioneve sa më shpejt që të jetë e mundur, përfshirë bllokimin e shkëmbimeve detare dhe tokësore”, tha Morawiecki.

Sipas tij prerja e marrëdhënieve tregtare me Rusinë mund ta detyroi që të marrë në konsideratë përfundimin e luftës.

Thirrja e Polonisë për masa më të ashpra ndaj Moskës vjen pasi vendet e BE-së ranë dakord për një paketë të katërt sanksionesh këtë javë.

Detajet nuk janë zbuluar, por presidenca franceze thotë se Rusisë do t’i hiqet statusi i vendit të preferuar për tregti. /euronews