Popujt, që heshtin, shkojnë drejtë zhdukjes..!

Shejkh Muhamed El-Gazali

“Lënia e të keqes, të kalojë pa u kundërshtuar, është një e keqe jashtëzakonisht e rrezikshme.
Nuk është e rëndësishme t’ia presësh hovin me forcat tuaja, sepse ndoshta je i pafuqishëm.
Por, e rëndësishme është, se kur t’i shikosh keqbërësit duke kryer krimet e tyre, duke i bërë hapur ato krime, të thuash, përmes pafuqisë tënde dhe pamundësisë për t’i bërë ballë atyre, fjalët e robit të mirë, Lutit ndaj popullit të tij kur ata thanë:
“Thanë, nëse nuk ndalesh, o Lut, do të jesh prej të larguarve. Tha: Unë, për veprën tuaj kam urrejtje. O Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time, prej asaj që veprojnë”.
Ndërsa, të shkosh tek keqbërësi, e t’i shfaqësh respekt, këtë jo…
Ndërsa, pjesëmarrja e kotë rreth keqbërësit… këtë jo.
Sa të shumtë janë ata, të cilët kanë shpërdoruar dhe u janë sjellë rrotull keqbërësve!
Popujt, tek të cilët zëri i të vërtetës është i heshtur, në mes të mëdhenjve dhe të vegjëlve dhe të cilët e trashëgojnë këtë heshtje të metë, ata ecin me shpejtësi në rrugën e zhdukjes dhe prej të drejtës së jetës së dëlirë është që të largohen prej saj”.
__________________
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri “El-Hak el-mur ” – 2

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja