Porsche më e shtrenjtë kushton gati 300 mijë euro, por pronar bëheni vetëm pas 12 muajve

Porsche ka një shpjegim për këtë vendim të pazakontë.

Pavarësisht çmimit fillestar prej më shumë se 290 mijë eurove, Porsche 911 S/T është një produkt shumë i kërkuar dhe shumë njerëz vlerësojnë se është një veturë që do të gjendet në garazhe të shumta.

Megjithatë, ata me fat që shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për këtë 911 të bukur nuk do të bëhen menjëherë pronarë.

Nëse pyesni veten pse është kështu, përgjigjen e jep Fran Moser, njeriu i parë i gamës së modeleve 911 dhe 718.

Ai shpjegoi se duan të parandalojnë rishitjen e mëtejshme të modelit.

“Kur 911 S/T – që shënon 60 vjetorin e 911 – u njoftua, ne morëm një interes të paparë për veturën, duke e tejkaluar shumë numrin e destinuar për në SHBA”, tha Moser për The Drive.

“Ne duam të sigurojmë që veturat të jenë të disponueshme për entuziastët e vërtetë për të vozitur dhe shijuar për vitet në vijim. Për këtë arsye, atyre që u është caktuar një 911 S/T në SHBA do të duhet t’i përmbahen një periudhe minimale të dakorduar të mbajtjes, të caktuar në një praktikë, kjo do të thotë që veturat në SHBA fillimisht do të jepen me qira për atë periudhë përpara se të transferohen tek pronarët”.