Konfirmohen procesorët desktopë Ryzen 9000 të AMD

Prodhuesit e tjerë si ASUS dhe MSI kanë zbuluar skemën e emërtimit të procesorëve të ardhshëm desktop të AMD në mënyra të ngjashme.

Prodhuesi i pllakave amë Gigabyte zbuloi gabimisht përmes një përditësimi në BIOS se debutimi i Ryzen 9000 është shumë pranë.

Deri së fundi ishte e paqartë sesi gjenerata e ardhshme e procesorëve Zen 5 do të quhej por tani është konfirmuar çdo gjë nga Gigabyte i cili i përmend si Ryzen 9000 në përditësimin AGESA 1.1.7.0 të BIOS.

Prodhuesit e tjerë si ASUS dhe MSI kanë zbuluar skemën e emërtimit të procesorëve të ardhshëm desktop të AMD në mënyra të ngjashme.

Lidhur me vetë procesorët informacionet janë shumë të pakta. Të gjithë pllakat ekzistuese AM5 të AMD do të mbështetin procesorët Ryzen 9000 kur të debutojnë por shumica do të kenë nevojë për një përditësim BIOS.

Nëse e blini një pllakë amë AM5 pas debutimit të Ryzen 9000, me shumë gjasa kjo mbështetje do të jetë integruar. Nga ana tjetër shumica e pllakave amë kanë një buton BIOS Flashback ku përmes një çelësi USB mund të shkarkoni versionin e fundit të BIOS dhe ta instaloni me kompjuterin të fikur.

Muajt në vijim na presin zhvillime të mëdha në këtë industri ku Intel do të përgatitet për lançimin e gjeneratës së re të procesorëve që do të kërkojnë pllaka të reja amë. Më shumë do të mësojmë në Shtator në evenimentin Computex.