Dy fjalë për njeriun që të linte pa fjalë – H. Muharrem Nazifi

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Nè vendin tonè (Llap) ka pasur shumè Burra, tè cilèt ja vlenè t’i marrim si model nè jetèn tonè.
I tillè ishte edhe H. Muharrem Nazifi, njè Njeri i devotshèm, aktivist dhe humanist i madh ( i cili kontribuojè edhe gjate periudhès sè vèshtirè tè Luftès sè UÇK-sè).
Ishte njè Intelektual autodidakt, dashamirè i dijes dhe inkurajues i nxènèsve dhe studentève tè cilèt me kursimet personale (si zingjin modest qè ishte) i ndihmonte moralisht dhe ekonomikisht pèr t’u shkolluar brenda dhe jashtè vendit, me dekada.
E donte, shkollimin, jepte mund dhe pasuri pèr shkolla, e donte edhe besimin dhe nuk kursente asgjè pèr Komb e Fè, pèr Zot e Atdhè, thoshte duhet nèse ashtè nevoja edhe me vdekè.

H. Muharrem Nazifi (r.a)

I tillè ishte ky Njeri fisnik.
I tillè jetoi dhe shkoi, nè kulminacionin e devocionit dhe modestisè.
Ashtu si thonè, kur shkon njè Njeri i dashtun, shkon edhe njè pjesè e jona.
Me udhètimin e H.Muharremit nè amshim, shkojè edhe njè pjesè e sè kaluarès sonè, gjenerata qè shpresojmè se po, mirèpo kem frikè se nuk pèrsèriten?!.
Tè afèrm e modest me Mikun e tè ashpèr e krenar me armikun.
I tillè ishte Baci Muharrem, shtatèlartè e krenar, sinonim i Plisit tè bardhè, i cili ishte halè nè sy pèr armik.
Ma shumè se humbja e njè Njeriu èshtè edhe zbehja e traditès sonè.
H.Muharremi, ishtè Llapjan me vendlindje po Shqiptar me identitet-etnitet e vendbanim, ai i pèrkiste tè gjitha trevave shqiptare, ku kèrkohej, nè dekè e drekè, dasèm e krushqè, pajtim a hasmèni, pandalur si feniks.
Thonè se kur shkon njè Njeri i mirè njè shekull duhet pèr ta ripèrtrirè?!.
I till ishte Baci Muharrem i ynè.
_________________________________
PRANIA E JOTE NA MUNGON
(H. Muharrem Nazifit)
~Nè vend tè fjalès dalin lutje
I dashur Mik i zemrès
Rrugès sè gjatè kalove tutje
Stacionit tè fundit tè jetès
~Sa shumè rrugètove me durim
Jetim mbete nè vegjèli
Pèr tè vobektèt ishe si Prind
Altruist i rrallè nè burrèri
~Sa tè kishte èndja atè fytyrè
Buzèqeshjen si Dielli nè sabah
Fjalèt, radhisje si gurè-uvertyrè
Nè zemra ndèrtove shumè kala
~Tani qè udhètove nè atè Botè
Vend tè madh lè nè kètè tokè
Pranisè tèndè sa ishim meritorè
Mungesa e jote na pèrmallon
~Gjatè jetès mè shumè dègjove se fole
Duke thènè me heshtjen shumè fjalè
Sikur Dielli para revè pèrftove
Shembull i Urtakut si yll i naltè
~Çka tè themi sot pèr tè sheshtit
Qè shumè flasin e pak bèjnè
Udhètove nè tokè afèr njè shekull
E kurrè s’u mburre sheshit tè thonè
~Ashtu si bleta vargmaleve
Ece stoik si burr vigan
Edhe bjeshkèt stolise idealeve
Zemèr e shpirt plis-bardhè
~Kèshtu Mik i dashtun na ike si dèftim
Sa edhe shkronjat ndiejnè mall pèr ty
Se, shumè e çmove dhe deshte diturinè
Andaj, amshimi tè mori njè plak tè ri
~Falemi me zemèr pèr paqen tènde
Ashtu sikur ishe njè pranverè nè jetè
Sa shpejt na duket se njè shekull kalove
Lutemi tè nà bashkojnè udhèt nè ahiret

27.04.2024
Prof Rrahman Ferizi