Portieri i Sevillas, Bono shënon gol dhe shpëton skuadrën nga humbja

Sevilla ka barazuar në ndeshjen ndaj Real Valladolidit në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligas.

Në fakt, Sevilla ishte duke e humbur ndeshjen dhe u gjend në disavantazh që nga min (44’) ku shënoi Orellana nga penaltia, shkuran lajmi.net.

Por, pas shumë tentativave të pasuksesshme, protagonisti kryesor i ndeshjes u bë portieri i Sevillas, Bono!

Bono ishte nisur në zonën e kundërshtarit dhe përfitoi nga një rrëmujë e krijuar në zonë ku më pas shënoi golin e barazimit në min (90+4’).

Bono nga gëzimi i tij festoi me shokët e skuadrës, dhe u ndëshkua nga gjyqtari i ndeshjes.

Golin e Bonos mund ta shikoni më poshtë.