Portugalia paralajmëron BE-në që të jetë e gatshme kundër ekstremit të djathtë

Eduardo Cabrita

Një zyrtar i lartë nga Portugalia tha të martën se Bashkimi Evropian po punon kundër rreziqeve të ekstremit të djathtë në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm i Portugalisë, Eduardo Cabrita tha se BE-ja duhet të jetë e përgatitur për të gjitha llojet e rreziqeve, jo vetëm për ato “xhihadiste”.

Ai tha se 27 vendet anëtare të BE-së po punojnë kundër rreziqeve të ekstremit të djathtë të zbuluar në bllok.

Duke vënë në dukje se migrimi dhe azili ishin prioritet i axhendës së takimit të së martës në BE, Cabrita tha se janë mbuluar shumë tema për çështje të tilla si forcimi i Agjencisë së BE-së për Bashkëpunim për Zbatimin e Ligjit (Europol) dhe Zona Shengen.

Gjithashtu u diskutua edhe për sistemin e vizave, inteligjencën artificiale, luftën kundër terrorizmit dhe sistemin e integruar administrativ i cili do të kontribuonte pozitivisht në migrimin në Evropë, theksoi ai.

Ministri portugez tha se çështja e armatimit individual do të diskutohet me zyrtarët nga SHBA-ja më 21 dhe 22 qershor. /aa