“Poshtë fashizmit të Izraelit” – Në Prishtinë protestohet në përkrahje të Palestinës

Në Sheshin e Prishtinës u mbajt marsh protestues në përkrahje të Palestinës pas rinisjes së konfliktit me Izraelit.

Marshuesit, në dorë mbanin pankarta me mbishkrime si “Free Palestine” dhe “Kundër Fashizmit Izraelit”.

Ata kanë vazhduar nga sheshi “Zahir Pajaziti” tek ai “Skenderbeu”.

Aty janë dëgjuar thirrje si “Mos e prekni Gazën” dhe “Poshtë fashizmi i Izraelit”.