Pranë varrit të Pejgamberit (a.s) – Fragment

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

Es-selamu alejke, o Muhammed! Salavati i Allahut qoftë mbi ty ditën që linde, ditën që vdiqe dhe ditën që do të ringjallesh!
“Qëndrova me kokë ulur dhe i turpëruar pranë varrit të të Dërguarit fisnik e fjalët më ishin arratisur…
E gjithë qenia ime e mbushur me turp prej teje, o Resulullah!
Ti e përsose kumtimin prej Zotit tënd, ndërsa ne nuk e bëmë. E përsose këshillimin për ymetin, ndërsa ne nuk morëm këshillë. E mbarte Librin tënd me fuqi, ndërsa ne nuk e mbartëm. Triumfove të vërtetën, ndërsa ne nuk e triumfuam.
Disa prej nesh mjaftuan me mjekrën, duke thënë: Kjo është Suneti yt. Të tjerë shkurtuan rrobat dhe thanë: Ky është urdhri yt. Morën të rëndomtën, mashtruan njerëzit, mjaftuan prej fesë me lëvozhgën, mjaftuan prej xhihadit me historinë e tij dhe ndejën e ndejtëm edhe ne me ta.
Njerëzit e ulët, të pa vlerë, çobanë e të devijuar na hipën përmbi shpatulla, na derdhën gjakun, na shitën vendin dhe na përçanë copa-copa!
O ndërmjetësuesi i botëve, shpresa e të dobëtëve dhe e zemërthyerve, na ndërmjetëso për ne te Zoti yt, ndoshta Ai na pranon pendimin dhe kënaqet me ne. Ai na ka premtuar, dhe premtimi i Tij është i vërtetë, se do të hymë në Xhami, ashtu siç kemi hyrë herën e parë dhe se do të shembin çfarëdo ndërtesë, apo strukture që Izraeli do ndërtojë, prandaj nuk ka pendim për ne, veçse prej pranimit të pendimit nga Ai dhe nuk ka kënaqësi, veçse me kënaqësinë e Tij…
Nuk ka portë për ndërmjetësim, përveçse nga porta Jote dhe nuk ka afrim, veçse prej bujarisë Tënde.
Lutu për ne që nata të mos jetë e gjatë dhe mjerimi të mos na zërë.
Es-selamu alejke, o Muhammed! Salavati i Allahut qoftë mbi ty ditën që linde, ditën që vdiqe dhe ditën që do të ringjallesh!
Es-selamu edhe përmbi fisnikët e devotshëm, zotërinjtë e njerëzimit dhe imamët e dynjasë, Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun dhe yjet e tjerë rrezatues prej sahabeve, të cilët jetuan nën hijen e shpatave.
Lutu për ne, ne jemi ushtarët tuaj në Egjipt, për të cilët ke thënë: Ne jemi ushtarët më të mirë të tokës dhe se ne do të jemi të gatshëm deri në Ditën e Kiametit!
Që të jemi te mendimi yt i mirë dhe të jemi vërtetues i profetësisë tënde dhe argument i Mesazhit tënd.
Es-selam alejke deri në Ditën e Llogarisë!”
____________________________________________
Dr. Mustafa Mahmud: Pranë varrit të Pejgamberit (a.s), nga libri “El-Gad el-mushteal”
Nga: Lavdrim Hamja