Pranga për liderin e opozitës ruse

Lideri i opozitës ruse Aleksej Navalni ka përfunduar sërish në pranga, pasi policia ruse e ka arrestuar në shtëpinë së tij pak para se të merrte pjesë në një miting.

Aleksej Navalni, i njohur ndryshe si blogeri më i zëshëm anti korrupsion dhe njëkohësisht kandidat në zgjedhjet presidenciale ruse të 2018-ës u arrestua nga policia në garazhin e shtëpisë së tij teksa po hipte në automjet.

Vetëm gjashtë muaj e ndajnë Rusinë nga zgjedhjet presidenciale, por Vladimir Putin nuk e ka konfirmuar ende kandiaturën e tij. Mediat flasin se është vetëm cështje kohe që ai të garojë për një mandat të katërt presidenciale. /MESAZHI/