Presidenca distancohet nga hapja e Ambasadës në Jerusalem

Presidenca është distancuar nga hapja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka deklaruar se hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është bërë me dekret të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

“Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d Presidentes”, thuhet tutje në reagim, transmeton lajmi.net.

Ndryshe hapja zyrtare e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem u bë dje, ndërsa asnjë zyrtar shtetërore i Kosovës nuk ishte i pranishëm.Ndërsa pas hapjes së ambasadës pati reagime edhe kundër, ku Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë kërkoi nga autoritete kosovare që të rishikojë këtë hap diplomatik.

Poashtu nga Bashkimi Evropian pati një reagim së fundi, ku ndër të tjerash u tha se “BE-ja shpreh keqardhje për vendimin e Kosovës që të largohet nga qëndrimi i BE-së lidhur me çështjen e Jerusalemit”.

Njohja e Kosovës nga Izraeli si dhe hapja e ambasadës në Jerusalem ishin në mesin e marrëveshjes së arritur në Washington, në mes Kosovës dhe Serbisë