Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Abbas thotë se veprimet e Hamasit nuk përfaqësojnë palestinezët

Presidenti Abbas thotë se veprimet e Hamasit nuk përfaqësojnë palestinezët

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas thotë se veprimet dhe politikat e grupit islamik Hamas nuk përfaqësojnë popullin palestinez, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve WAFA.

Në një telefonatë me presidentin venezuelian Nicolas Maduro, Abbas e quajti gjithashtu Organizatën për Çlirimin e Palestinës “përfaqësuesin e vetëm legjitim të popullit palestinez”, thotë WAFA.

Venezuela do të dërgojë ndihmë për palestinezët

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka thënë se Karakasi do të dërgojë 30 tonë ndihma humanitare për Palestinën në ditët e ardhshme. /mesazhi