Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdogan: Bota turke do të lërë gjurmën e saj në këtë...

Presidenti Erdogan: Bota turke do të lërë gjurmën e saj në këtë shekull

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se është i bindur se bota turke do të lërë gjurmë në këtë shekull, raporton Anadolu.

“Për sa kohë që qëndrojmë zemër më zemër, me lejen e Zotit, jemi të bindur se do ta lëmë gjurmën e botës turke në këtë shekull”, tha Erdogan, duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, në Ankara.

Erdogan tha se gjatë dekadës së fundit, Turqia e ka trefishuar tregtinë dypalëshe me Uzbekistanin.

“Besoj se së shpejti do të arrijmë objektivin tonë të ri prej 5 miliardë dollarësh”, shtoi ai.