Presidenti Erdogan kandidon zyrtarisht për zgjedhjet e 14 majit

Partia e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, që qeverisë me Turqinë, dhe aleatët e tij kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën e tyre për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit, me synimin për të fituar një mandat tjetër.

Erdogan synon mandatin e tij të tretë pasi u zgjodh fillimisht president në 2014 dhe më pas u rizgjodh në 2018.

Shumë vëzhgues i konsiderojnë zgjedhjet e majit si një nga proceset më kritike zgjedhore në historinë e Turqisë.

Pas gati 20 vitesh në drejtimin e shtetit, Erdogan do të rikonkurrojë në kohën e vështirësive më të mëdha ekonomike në dekada, duke mos harruar dëmet e shkaktuara nga tërmetet e muajit të kaluar.

Rivali kryesor i Erdoganit është kreu i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kılıçdaroğlu, i cili mbështetet nga pesë parti të tjera opozitare që u ribashkuan në momentin e fundit pas ndarjes së mëparshme. /mesazhi