Presidenti Erdogan: Miçotaqis për mua nuk ekziston më. – VIDEO

Reagimi i fortë i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndaj kryeministrit grek Qiriakos Miçotaqis…

“Miçotaqis për mua nuk ekziston më. Ne marrim rrugë me politikanë dinjitozë që e mbajnë fjalën”,- tha udhëheqësi turk.

Presidenti Erdogan e tha këtë në deklaratën që bëri pas mbledhjes së kabinetit.

Duke iu referuar marrëdhënieve me Greqinë në fjalën e tij, Erdoani tha:

“A nuk është momentalisht Greqia rruga që përdorin anëtarët e Organizatës Terroriste Fetullahiste (FETO) për të shkuar në Evropë? Aktualisht në Greqi ka rreth 10 baza (amerikane). Pse po ngrihen këto baza në Greqi? Kemi një Greqi, që aktualisht u ka 400 miliardë euro borxh vendeve evropiane. Unë u takova me atë (në Stamboll në mars). Në takim ramë dakord që të mos fusim vende të treta mes nesh”.

Duke sjellë në kujtesë vizitën e kryeministrit grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) javën e kaluar, Erdoani e vijoi kështu fjalën e tij:

“Në Senat, ai i sugjeroi Amerikës duke thënë: ‘Mos ia jepni avionët F-16 Turqisë”, si të bënte gjithçka që duhej kundër Turqisë”.

“Për sa i përket avionëve F-16, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të vendosin duke parë gojën e Miçotaqisit”,- u shpreh udhëheqësi turk dhe shtoi:

“Ne do të mbanim takimin e radhës të Këshillit Strategjik me Greqinë. Tani për mua Miçotaqi nuk ekziston më. Unë kurrë nuk do të pranoja të kisha një takim të tillë me të. Le të mendojë vetë për këtej e tutje”. /trt