Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nderoi poetin që shkroi tekstin e himnit kombëtar, 89 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, transmeton Anadolu.
“E kujtoj me mëshirë Poetën tonë Kombëtar, Mehmet Akif Ersoy — autorin e Himnit tonë Kombëtar — i cili, gjatë ditëve kur Anadolli ishte nën pushtim, udhëtoi nga qyteti në qytet duke e thirrur kombin tonë të ngrihej për të ardhmen e tij, dhe i cili ishte një intelektual i vërtetë me qëndrimin dhe mënyrën e tij të jetesës — në 89-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta”, shkroi Erdogan në platformën sociale turke NSosyal.
Ersoy, poet me origjinë shqiptare, me babain nga qyteti i Pejës, lindi në Stambollin e periudhës osmane në vitin 1873, në lagjen Fatih.
Në vitin 1921, pas Luftës së Parë Botërore, gjatë Luftës së Pavarësisë së Turqisë kundër pushtimit të huaj, Ersoy shkroi “Istiklal Marşı” (Marshi i Pavarësisë).
Me muzikë nga Zeki Ungor, ai u shkrua për të inkurajuar ushtrinë dhe për të motivuar kombin. Republika e re, e themeluar dy vjet më vonë në vitin 1923, e adoptoi poezinë si himnin e saj kombëtar.
Përveçse poet, Ersoy ishte autor, akademik dhe deputet. Ai ndërroi jetë në vitin 1936. Në Turqi ai njihet si “Poeti Kombëtar”.







